Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar edhe sot për fjalimin e kryediplomatit serb, Nikola Selakoviq, të mbajtur dje në Këshillin e Sigurimit.
Vela ka thënë se fjalimi i djeshëm i Selakoviqit është një aplikim klasik i thënies së Dobrica Qosiqit se “gënjeshtra është formë e patriotizmit serb”.
“Ajo çfarë tha dje Selakoviq për Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit është një aplikim klasik i thënies së famshme të Dobrica Qosiqit( babait të kombit serb): “Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur” “, ka shkruar Vela në profilin e tij zyrtar.