Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se materialet janë shpërndarë në të gjitha komunat e Kosovës.
“Të gjitha materialet janë shpërndarë në të gjitha komunat e territorit të Republikës së Kosovës dhe tani jemi duke i bërë kontrollet e fundit, në mënyrë që në rast se ndonjë material mungon, të mund t’i përkrahim secilat komuna”, u shpreh Ahmetaj.
Ai njoftoi edhe se ka përfunduar periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet e ditës së nesërme.
Ahmetaj tha se kanë pranuar 5 mijë e 649 pako të supozuara me fletëvotime.
“5 mijë e 649 pako të supozuara me fletëvotime, pra të gjitha janë tërhequr nga postat zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve”, tha ai.