Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeZbardhet deklarata e recepsionistit që i gjeti të vdekur 4 turistët rusë...

Zbardhet deklarata e recepsionistit që i gjeti të vdekur 4 turistët rusë në Shqipëri

Zbardhet dëshmia e recepsionistit, që gjeti të vdekur katër turistët rusë (që dyshohet të jenë familjar mes tyre) në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës, mbrëmjen e djeshme (15 tetor).

Ai thotë se i thirri turstët disa herë jashtë derës së dhomës së hotelit ku qendronin për t’i njoftuar se pijet dhe frutat që kishin porositur ishin gati.

Recepsionisti tregon se pasi ata nuk u përgjigjën, ai hyri brenda dhomës ku i gjeti në gjendje të asfiksaur.

“I thirra disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat ishin gati.

Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, thotë recepsionisti.

Nga burimet jo zyrtare thuhet se të 4 personat mund të kenë qëndruar në Sauna më shume se sa lejohet, ndërsa ekspertiza mjeko ligjore do të tregojë nëse ata kishin konsumaur alkool ose lëndë narkotike te cilat mund të kenë ndikuar në asfiksinë.

Shtetasit e huaj kishin ardhur në vendin tonë për të kaluar pushimet rreth një javë më parë, ndërsa ishin vendosur në një hotel në vijën bregdetare.

Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçare  të gjithë në lidhje familjare mes njëri tjetrit mësohet se kanë hyrë në saunë duke dalë të pajetë nga aty.

Grupi hetimor ka marrë informacion nga turistët rusë qe ishin në grupin e viktimave për të bërë të mundur saktësimin e orës që 4 familjaret mund të jenë futur në saunë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments