Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMatoshi për huqjet e Osmanit në OKB: Me t’u dhimtë, kësi gabime...

Matoshi për huqjet e Osmanit në OKB: Me t’u dhimtë, kësi gabime s’tolerohen as në OJQ

Analisti Halil Matoshi ka reaguar për huqjen që presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë sot në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ajo atje e ka përzier ish-kryeministrin e vrarë të Serbisë, Zoran Gjingjiq, duke thënë se është vrarë ish-presidenti Boris Tadiq.

Edhe kur e ka përmirësuar veten, Osmani Gjingjiqit i është referuar si ish-president, duke bërë huqjen e dytë pasi që ai ka qenë ish-kryeministër.

E për këto gabime, Matoshi ka thënë se nuk tolerohen as OJQ-të e Prishtinës e lëre më në paraqitjet ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Matoshit:

Me t’u dhimtë Presidentja Vjosa Osmani kur n’sy të rruzullimit – si viktimë e fjalimit – gabon kur flet për vrasjen e Presidentit Tadić e kur përpiqet me e ndreq gabimin, rishtas ia huqë, tue pandeh se ishte vra Presidenti Djindjić, i cili po u vra, por ishte Kryeministër!

Kso gabime nuk tolerohen as në OJQ të Prishtinës e leje ma në paraqitjet ndërkombëtare.

Për imazhin e shtetit janë të pafalshme huqje të tilla amatoreske, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së!

Njisoj gabime skandaloze bânte edhe shefi i skaduem i UNMIK-ut.

P.S.

Zyrtarët e shtetit nuk duhet të kurthohen më fjalime t’shkrueme nga këshilltarë t’padijshëm (pa kujtesë për kontekstin historik të shtetit);.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments