Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani ia huq në OKB, ngatërron Zoran Gjingjiqin me Boris Tadiqin

Osmani ia huq në OKB, ngatërron Zoran Gjingjiqin me Boris Tadiqin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka huqur sot gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ajo e ka ngatërruar Zoran Djindjicin, ish-kryeministrin e Serbisë me Boris Tadiqin, që ka qenë ish-president i Serbisë.

Madje Osmani ka thënë se Boris Tadiq është vrarë në Serbi, teksa ai ende vazhdon të jetë i gjallë.

Më vonë, Osmani e ka përmirësuar gabimin e saj dhe ka thënë se fjalën e kishte për Djindjicin, mirëpo që këtu sërish ka bërë një huqje.

Kjo pasi që siç raportohet, Osmani është dëgjuar duke iu referuar Djindjicit si ish-president i Serbisë, mirëpo që i njëjti ishte ish-kryeministër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments