Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka bërë edhe një tjetër gabim në rrjetet sociale, kësaj radhe me partinë të cilës i takon.
Ajo ka bërë thirrje të votohen kandidatët e Listës Vjosa në garën komunale për asamble të Podujevës, por ka postuar fotografi të kandidatëve në Mitrovicë.
Këtë postim që Schwarz e ka bërë 20 minuta më parë edhe nuk e ka ndryshuar fare.
Përndryshe Gërvalla është komentuar shpesh për huqjet e saj në postimet në rrjetet sociale.