Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSelaković: Kosova me Metohi është përgjegjëse për destabilizim

Selaković: Kosova me Metohi është përgjegjëse për destabilizim

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selaković, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka akuzuar Kosovën për destabilizimin e situatës në rajon.

Sipas tij, Prishtina është duke provokuar Beogradin me veprimet në veri të Mitrovicës.

“Të gjithë jemi në dijeni për situatën tashmë të ndjeshme në rajon. Prishtina dëshiron t’i fshijë 10 vite dialog me këto veprime”, ka thënë ministri Selaković.

Ai ka shtuar se shteti kosovar ka kërcenuar gratë, fëmijët dhe foshnjët në Mitrovicë, teksa shtetasit kosovarë kanë përndjekur ata serbë nga vendbanimet e tyre.

“Dëshiroj të theksoj se ka më shumë se 1300 kisha serbe dhe manastire në Kosovë. Këto sulme ndaj tyre sulmojnë edhe identitetin e serbëve”, ka shtuar ai, duke përmendur Manastirin e Deçanit, të cilin e konsideron si target të shumë sulmeve.

I njëjti, gjatë tërë fjalimit të tij, Kosovës i është referuar si Kosova me Metohi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments