Gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur dëshiren e Aleksandër Vuçiq për t’i përngjarë dhe vazhduar traditën e ish-Presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.
“Vuçiqi flet me një gjuhë të qartë kur nuk ka ndonjë tentim që të ketë admirim për Sllobodan Millosheviqin”, ka thënë Osmani.
Me këtë rast, ajo ka përmendur krimet për të cilat Serbia akuzohet t’i ketë kryer në Kosovë dh eish-Jugosllavi, krime këto që Serbia akoma nuk i ka pranuar.
“Më lejoni të flas për rezultatet e regjimit: 140 mijë persona kanë humbur jetën gjatë gjenocidit të Millosheviqit në ish-Jugosllavi; në Kosovë, më shumë se 30 mijë persona janë vrarë; 20 mijë gra janë dhunuar; 160 mijë persona janë zhdukur dhe akoma ka varre masive; më shumë se 1 milionë qytetarë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Kosovë”, ka thënë Osmani.
Presidentja Osmani ka thënë se në karrikat udhëheqëse të Serbisë tani janë ministrat e Millosheviqit, të cilët kanë të njejtat synime.
“Fatkeqësisht ministrat e Millosheviqit po udhëheqin vendin sot. Strategjia e tyre ndoshta ka ndryshuar, por qëllimet janë të njëjta”, ka shtuar Osmani.
Ajo ka përfunduar me aludimet e Vuçiqit për Serbinë e Madhe.
“Kur Vuçiqi, po e citoj: “Mundësia që të kemi target me 9 kilometra brenda territorit të armikut”, nuk e mendon vetëm Kosovën. Kur flet për krijimin e botës serbe, mendon për Serbinë e Madhe”, ka përfunduar Osmani.