Shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka folur lidhur me zhvillimet në veri të Kosovë ku ka thënë se sipas qytetarëve, në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës në aksionin e fundit ka hedhur granata dore në drejtim të shtëpive të qytetarëve.
Tanin ka thënë poashtu se aksioni është përshkruar si aksion kundër kontrabandës.
Tutje, Tanin tha sipas policisë disa protestues kanë shtënë me armë drejt tyre.
“Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sipas policisë së Kosovës disa protestues kanë shtënë me armë drejt policisë”, tha ai.