Është shpallur lista e shkurtuar prej 20 lojtarëve që janë në për çmimin ‘Golden Boy 2021’.
Një panel i madh ndërkombëtar voton për lojtarin më të mirë të moshës nën 21 vjeç i cili ka shumë gjasa të lërë shenja në sezonet pasardhëse.
Herën e fundit ky çmim u fitua nga Erling Haaland i Borussia Dortmund, që shkëlqeu vitin e kaluar dhe me plotë meritë morri këtë çmim.
Këtë herë gara është shumë e ngushtë pasi në garë janë shumë futbollistë të talentuar si Pedri Gonzalez, Jude Bellingham, Jamal Musiala, Mason Greenwood, Gavi, Eduardo Camavinga.
Megjithatë, favorit po shikohet Pedri i cili po kalon në një formë fantastike te Barcelona.
Kjo është lista e 20 futbollistëve të nominuar për çmimin ‘Golden Boy’.