Sot është dita e fundit e fushatës elektorale. Partitë politike kanë më pak se 24 orë të shpalosin programin dhe të takohen me përkrahësit e tyre, pasi të shtunën është dita e heshtjes zgjedhore.
Të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, nuk lejohet shpalosja e programit e as thirrjet për t’i votuar, në të kundërtën do të pasojnë gjobat për thyerje të heshtjes zgjedhore.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, këtë të diele
Kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për asamble, i kanë më pak se 24 orë në dispozicion për t’i bindur qytetarët për t’ua dhënë votën.