Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra serbe” për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi aksionin dy ditë më parë në veri “në mënyrë që të ketë diçka për t’u ofruar votuesve të tij në prag të zgjedhjeve lokale”.
Ai për RTS tha se “është e rëndësishme për serbët që të dalin në votime të dielën dhe të fitojnë kandidatët e Listës Serbe”.
Petkoviq deklaroi se raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së mbi punën e UNMIK -ut do të paraqitet sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara