Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë në emisionin dPt te Fidani se kundërkandidatët e tij nuk e kanë marrë seriozisht garën për kryeqytetin.
Ai thotë se nuk i sheh të gatshëm ata të bëjnë detyrën e kryetarit dhe se ata nuk e kanë idenë se cfarë i pret në ditët e para të punës.
“Nuk i shoh të gatshëm për Prishtinën. Nuk kanë idenë se cfarë i pret. E para është se nuk i sheh pa dokumente. Qyteti i Prishtinës ka shumë sfida. Nuk janë tërhequr nga jeta e tyre. Unë për vete jam larguar nga jeta politike tërësisht për Prishtinën. Nëse ti nuk e ke bërë një program vetë dhe nuk je i lidhur me të nuk beson në garë dhe nuk e ke seriozisht. I sheh qytetarët në takime dhe i shikon sy e ju tregon planin tënd në të cilin je i sigurt 100%. Krejt cka kërkojnë ata është të kenë një jetë të rehatshme. Kalimin e rrugëve, dërgimin e fëmijëve në shkollë të sigurtë ku nuk e shkel vetura, apo kafshon një qenë. Nuk janë në rregull këto gjëra që ndodhin. Unë besoj në sistemin publik. Unë kam qenë në Ismail Qemaili dhe kështu edhe fëmiu im. Duhet të kemi sistemin publik më të mirë se sa atë privat”, tha ai.
Ismaili po ashtu tha se qyteti është i pasigurt dhe se synon të ketë ndriçim në të gjitha pjesët në mënyrë që qytetari të ndihet i sigurtë.
“Ka gjëra që nuk i kam në planprogram fare. Për shembull, treni që synoj të ndërtojë prej aeroportit në qytetit. Por këto janë premtime të mia. Qyteti duhet të ndriçohet i tëri. Ka edhe qenë endacakë. Këto krejt bëjnë një ambient të pasigurt për qytetarin. Shumë njerëz frikësohen të dalin natën për shkak të pasigurisë.”, përfundoi ai