Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaAhmeti pasi Konjufca e quajti Bahtirin akademik: Ma bre Glauk, e di...

Ahmeti pasi Konjufca e quajti Bahtirin akademik: Ma bre Glauk, e di që ki qef me bo pak hajgare

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas një deklarate të kryeparlamentarit Glauk Konjufca ku mes tjerash e quan “akademik” kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ahmeti përmes një postimi në Twitter i tha Konjufcës se nuk është konteksti komik.

“Ma bre Glauk, të lutem ma! E di që ki qef me bo pak hajgare por nuk është konteksti komik”, ka shkruar Ahmeti.

Kryekuvendari Glauk Konjufca e ka cilësuar sot Agim Bahtirin si akademik, meqë pretendon se ky i fundit i di shumë mirë interesat e popullit të Kosovës.

Këto deklarime i bëri gjatë një tubimi zgjedhor në Mitrovicë.
“Në aspektin e politikës edhe në aspektin qysh i din Agim Bahtiri interesat e këtij populli, për të tjerë kundërkandidatë mujmë me thanë që është akademik”, deklaroi Glauk Konjufca.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments