Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaFranca do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të Covid-19

Franca do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të Covid-19

Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 në vend deri më 31 Korrik të vitit të ardhshëm.

Një projektligj për zgjatjen do t’i paraqitet parlamentit francez për votim, tha  zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal.

Projektligji i gjendjes së jashtëzakonshme në Francë e cila e lejon  qeverinë të vendosë kufizime mbi koronavirusin pritet të skadojë më 15 Nëntor. Duke folur pas një takimi të kabinetit, Attal u shpreh për gazetarët se do të ndihmonte Francën të merrej me krizën shëndetësore. Pavarësisht një konteksti të favorshëm epidemik afrimi i stinës së dimrit mund të bëjë që spitalet të mbingarkohen shpejt.

“Ekziston një rrezik i një ringjalljeje të epidemisë këtë dimër. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë deri në verën e ardhshme”, shtoi ai.

Përveç gjendjes së jashtëzakonshme do të zgjatet edhe  periudha e përdorimit të certifikatës së saj shëndetësore. E hyrë në fuqi Korrikun e kaluar pasaporta  shëndetësore u mundëson qytetarëve francezë të hyjnë  në bare, restorante, kinema, teatro ose të përdorin transportin  publik. Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 117,000 vdekje.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments