Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaSondazhi në Istog: Mund të ketë balotazh, LDK prin e para

Sondazhi në Istog: Mund të ketë balotazh, LDK prin e para

Në Istog mund të ketë balotazh, sipas sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela “Matjet e Opinionit Publik” të prezantuar në Klan Kosovës.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Ilir Ferati (LDK) 47.25 %, Agron Avdijaj (VV) 25.42 %, Bekë Berisha (AAK) 21.5 %, Ali Nimanaj (PDK) 5.3 % dhe Tjetër 0.53 %.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Ilir Ferati (LDK) 44.6 %, Agron Avdijaj (VV) me 24 %, Bekë Berisha (AAK) 20.3 %, Ali Nimanaj (PDK) 5 %, Tjetër 0.5 % dhe Nuk e di 5.6 %.

Në këtë matje të opinionit publik kanë marrë pjesë 800 respodentë dhe i njëjti është realizuar më 9 tetor.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments