Saturday, November 2, 2024
HomeLajmeKosovaMatjet e Opinionit Publik parashohin balotazh në Mitrovicë, prin Bedri Hamza

Matjet e Opinionit Publik parashohin balotazh në Mitrovicë, prin Bedri Hamza

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova janë duke u prezantuar të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit që do të mbahen më 17 tetor.

 

Sipas matjeve të fundit të opinionit publik, në Mitrovicë parashihet se do të ketë balotazh, ku në garë prinë Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela, “Matjet e Opinionit Publik”, të shpalosura në emisionin Rubikon në Klan Kosova del se në zgjedhjet lokale në Mitrovicë do të ketë balotazh, ku prin Bedri Hamza me një përqindje mbi 46 përqind, i pasuar nga Agim Bahtiri me mbi 35 përqind dhe Armend Agolli me mbi 13 përqind.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Bedri Hamza (PDK) 48,85 përqind, Agim Bahtiri (VV) 36.9 përqind, Armend Agolli (LDK) 14.26 përqind

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments