Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKujtim Shala: 14 shkurti s’ka qenë referendum, edhe shumica gabon

Kujtim Shala: 14 shkurti s’ka qenë referendum, edhe shumica gabon

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Kujtim Shala, nuk e ka quajtur referendum rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit të këtij viti. Thotë se edhe shumica mund të gabojë.

“Zgjedhjet e 14 shkurtit s’kanë qenë kurrfarë referendumi”, thotë Shala në Pressing në T7.

“Është proces normal zgjedhor. Tani pse rezultati është e shpjegueshme ose jo politikisht edhe për disa rrethana tjera”, thotë ai.

“Ne duhet të respektojmë rezultatin, procesi ka qenë i rregullt, kemi pranuar rezultatin dhe këtu mbyllet diskutimi për këtë pjesë.

Përtej kësaj, edhe në këtë rast, në rastin konkret, në një shpjegim më universal politik duhet të keni parasysh se edhe shumica mund të gabojë, pra mund të mos bëjë zgjedhjen e duhur dhe tani shumicës së re që kemi në Kosovë i takon që t’i japë të drejtë shumicës që e ka votuar ose jo. Për këtë e ka kohën, ka mundësitë dhe ka gjithë çfarë i nevojitet”, shpjegoi Shala.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments