Friday, November 1, 2024
HomeLajmeKosovaPolitikanët në premierën e “James Bond”, Haxhiu: E turpshme, bëjnë ‘show’ me...

Politikanët në premierën e “James Bond”, Haxhiu: E turpshme, bëjnë ‘show’ me taksat e qytetarëve

Premiera e filmit më të ri të James Bond bëri bashkë personazhe të showbizit shqiptar, por edhe politikanë dhe ambasadorë, si ambasadorja amerikane dhe ambasadori britanik në Shqipëri. Mënyrën se si politikanët u sollën në këtë event, Baton Haxhiu e konsideron të turpshme.

 

Haxhiu u shpreh për pjesëmarrësit se jetojnë me taksat e qytetarëve dhe është mungesë respekti të marrin pjesë në evenimente të tilla, në një film që “u takon gjeneratave të reja që pëlqejnë aksionin”.

Analisti thotë se në një kohë kur në vend diskutohet për rritjen e çmimit të bukës dhe të miellit, ky ritual është i papranueshëm. Institucionet janë të shenjta, tha z. Haxhiu, duke shtuar se nuk mund të përdoren sipas pëlqimit të secilit.

“Njerëzit që jetojnë me taksat e qytetarëve, e kanë një farë logjike që gjërat të cilat nuk janë artistike, e kanë mënyrën se si bëhen”, u shpreh Baton Haxhiu në Euronews albania.

Më të turpshme se të gjitha, Baton Haxhiu konsideron ritualin gjatë premierës së filmit, si edhe veshjen e personaliteteve që ishin prezentë, ku burrat mbanin papion dhe gratë fustane të zinj.

Mirëpo Baton Haxhiu thotë se kësaj sjellje i ka gjetur rrënjën, pasi sipas tij, politikanët shqiptarë janë “wonna be”, që duan t’u ngjajnë personazheve të filmt.

“Ka ekzistuar një model në Amerikë ku njerëzit nuk kanë pasur mundësi t’i ngjajnë dikujt, fillojnë t’i imitojnë ata”, u shpreh analisti.

“Më e keqja është kur pashë veshjen e ministres së Kulturës në filmin e James Bond”, shtoi ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments