Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor Malishevë-Rahovec.
“Sot rreth orës 14:00 ne aksin rrugor Malishevë – Rahovec ne vendin e quajtur “Rrasat e Rahovecit” deri sa vozitësi tani i dyshuari kishte qene duke e drejtuar automjetin dhe duke mos pasur kujdes te shtuar gjate vozitjes befas e kishte ndërruar shiritin qarkullues duke kaluar ne shiritin e kundërt qarkullues, dhe ne atë moment kishte qene duke qarkulluar ne drejtim te Malishevës automjeti tjetër te cilën e godet direkt ne pjesën ballore. Si pasoje e këtij aksidenti te ndodhur përpos dëmeve te konsiderueshme materiale ne dy automjetet, po ashtu kane pësuar lëndime trupore dy vozitësit dhe nje bashkudhëtar. Dy persona të lenduar janë dërguar me auto ambulant ne QKUK ne Prishtinë, kurse personi i tretë është spitalizuar ne Gjakovë, mirëpo është jashtë rrezikut për jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar”, tha Gjurkaj.