Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMos ia mësyni Kosovës me vetëm një dozë të vaksinës, MSH del...

Mos ia mësyni Kosovës me vetëm një dozë të vaksinës, MSH del me njoftim

Sot në disa media u raportua se disa qytetarë që kanë pasur vetëm një dozë të vaksinës janë kthyer në kufi dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka dhënë informacione për masat e reja për ata që hyjnë në Kosovë.

Sipas MSH’së, çdo person që hyn në Kosovë suhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, testin RT-PCR negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, dëshminë se personi ka kaluar COVID’in apo testin e shpejtë antigjen.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të pikave 3. dhe 8. të vendimit nr. 01/37, të datës: 24.09.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju rikujtojmë se nga data 13 tetor 2021,

çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës dhe të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në ambientet e punës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo ndonjërën nga dëshmitë tjera si:

-Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

-Dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

-Testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments