Policia në Prizren ka bërë të ditur se më 20 gusht 2021, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kishte ndodhur një rast lëndim i lehtë trupor. I dyshuari kishte lënduar një person dhe pastaj ishte arratisur.
Ndërsa, sipas policisë, pas punës operative – hetimore të vazhdueshme, i dyshuari është detyruar të paraqitet në stacion policor së bashku me avokatin e tij mbrojtës ku dhe ka dorëzuar armën e llojit ‘pistoletë’.
Arma dyshohet të jetë me gaz e që me të njëjtën dorezë të armës dyshohet që e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.
“I dyshuari K.GJ i lindur në vitin 1995, përveç incidentit lëndim i letë trupor, te i njëjti ishte gjetur edhe arma e paautorizuar. Për këtë rast i dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orësh. Rasti është nën hetime”, thuhet nga policia e Prizrenit.