Blaugranët’ kanë blinduar një nga talentët e tyre.
Pedri Gonzalez është vetëm 18-vjeçar, por është njëri ndër futbollistët kyç në mesfushën e Barcelonës.
Drejtuesit e ekipit spanjollë kanë besim të madh tek cilësitë e Pedrit dhe kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën.
Pedri ka zgjatur marrëveshjen me Barçen edhe për katër vite të tjera, që i bie të mbetet në “Camp Nou” deri në vitin 2026.
Klubi i Barcelonës përmes një postimi në web-faqen e tyre ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me spanjollin që nesër do të nënshkruajë edhe zyrtarisht kontratën e re.
Pedri do të ketë klauzolë largimi prej plotë 1 miliardë euro.
It's done #DreamTeen pic.twitter.com/7dbumsqJYB
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 14, 2021