Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaOperohet me sukses një 26 vjeçar me tumor ngjitur për aortën abdominale

Operohet me sukses një 26 vjeçar me tumor ngjitur për aortën abdominale

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se një pacient i moshës 26 vjeçare, të cilit i ishte shfaqur një masë tumorale, ngjitur për aortën abdominale dhe te vena kaven, është operuar me sukses në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas SHSKUK’së, pacienti ishte operurar me heret nga tumori në testise dhe pas rezistences në kemioterapi dhe rrezatim, ishte zgjidhja e vetme intervenimi kirurgjik.

Tri ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Operimi është bërë nga ekipi i Klinikës së Urologjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët dhe stafin përcjellës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments