Në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, një ditë pas protestave dhe barrikadave, situata është e qetë. Barrikadat janë tërhequr dhe qytetarët po mund të lëvizin lirshëm në rrugët e këtyre dy komunave të banuar me shumicë serbe.
Megjithatë, shenjat e dhunës janë ende të dukshme në rrugë, pasi më 13 tetor, qytetarët protestuan ndaj një aksioni të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.
Në protestat që pasuan këtë aksion u lënduan dhjetë policë dhe dhjetë qytetarë të kësaj komune kërkuan ndihmë mjekësore. Ndërkaq, nën dyshimet për kontrabandë janë arrestuar tetë persona, shumica prej të cilëve shqiptarë. Radio Evropa e Lirë u sjell disa fotografi të bëra më 14 tetor në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.