Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova“S’jam në gjendje ta paraqes dosjen në tetor”, prokurori i Speciales zhagit...

“S’jam në gjendje ta paraqes dosjen në tetor”, prokurori i Speciales zhagit procesin ndaj krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Specializuar e Hagës po vazhdon të zhagitë çështjen kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.

 

Pavarësisht se avokatët mbrojtës kanë kërkuar që dosja paragjyqësore të dërgohet në fund të këtij muaji, Zyra e Prokurorit të Specializuar po thotë se nuk është në gjendje ta bëjë këtë.

Avokati i Veselit kërkesë gjykatësit: Urdhëroje Prokurorinë që dosjen paraprake ta dorëzojë deri më 31 tetor

Me anë të disa parashtresave të cilat kjo Prokurori i ka dërguar në Gjykatë, ka bërë të ditur se nuk është në gjendje që këtë dosje ta dorëzojë në fund të tetorit ashtu siç është kërkuar, por vetëm kah mesi i dhjetorit, konkretisht më 17 të muajit në fjalë.

“Në dritën e qëllimit të deklaruar të gjyqtarit të procedurës paraprake, Zyra e Prokurorit të Specializuar siguron parashtresa për të lehtësuar caktimin e një afati për dorëzimin e përmbledhjes paraprake të ZPS-së. Në veçanti, ZPS konfirmon se do të ishte në gjendje të paraqiste njoftimin paragjyqësor më 17 dhjetor 2021”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë.

Afati i propozuar i Prokurorisë është gati dy muaj më i vonshëm se ai i kërkuar nga mbrojtja. Këta të fundit, nga gjyqtari paraprak kanë kërkuar që të jap urdhër që dosja në fjalë të dorëzohet jo më vonë se më 31 tetor.

Megjithatë, ZPS “arsyetohet” se për shkak të punëve të shumta, nuk është në gjendje që këtë dosje ta paraqesë në tetor.

“Siç u theksua në Konferencën e fundit të Statusit dhe të parashikuar më parë, një numër i punëve shumë intensive të burimeve në këtë rast nënkupton që ZPS nuk është në gjendje të paraqesë njoftimin paraprak para Tetorit 2021. Ato rrjedha pune përbënin një ndryshim të rëndësishëm që ndikonte në vlerësimin e dhënë.5 Ato përfshinin: mocionet gjyqësore – për të cilat secila nga palët duhej të kërkonte zgjatje të afatit si në Gjykatën e Apelit ashtu edhe në Gjykatësin e Procedurës Paraprake; 6 dhe shqyrtimin, përpunimin dhe zbulimin e kërkesave të shumta të Rregullës 102 (3), përsëri me një fushëveprim dhe vëllim duke dhënë arsye të mira për zgjatjen e afateve në fuqi. Rregulli 102 (3) rishikimi dhe përpunimi parashikohet të vazhdojë në mënyrë intensive, të paktën, në Tetor dhe Nëntor 2021”, thotë zyra e Prokurorit të Specializuar”, ka thënë Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Problematika e çështjes në fjalë konsiston në faktin se ishte vet Prokurori i Speciales që kishte kërkuar që gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së të niste madje në verën e këtij viti që po lëmë pas.

Me kalimin e kohës, ZPS kishte tejzgjatur afatet e saja, mirëpo gjatë gjithë kësaj kohe duke lënë në paraburgim krerët e UÇK-së.

Me insistimin e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, gjykatësi paraprak ka thënë se në seancën e radhës do të jap urdhër për një datë për dorëzimin e dosjes paraprake.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments