Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaGratë, të punësuarit e rinj dhe ata që kanë humbur punën mund...

Gratë, të punësuarit e rinj dhe ata që kanë humbur punën mund të aplikojnë për mbështetje

Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga masat për subvencionim sipas masave rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe mbështetja e punësimit të grave.

 

Sipas ATK-së, kjo po bëhet bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me pakon e ringjalljes ekonomike, si dhe vendimet e Ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

“Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhat nga korrik/2021 e tutje. Aplikimi bëhet përmes aplikacionit të publikuar në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org. Pra, përmes ueb-faqes së ATK-së, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e pakos së ringjalljes ekonomike, si: Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre (3) muaj nga njëqind euro (100€); Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€); Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€); Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00. Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org – tek linku Shërbimet elektronike”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments