Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaSindikata e Policisë dënon sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri, kërkon të...

Sindikata e Policisë dënon sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri, kërkon të mirren masa

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj sulmit që u është bërë zyrtarëve policorë dje në veri të vendit.

Nga kjo sindikatë kanë kërkuar që institucionet sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe rasteve tjera që kanë si objekt sulmin ndaj policisë.

“Kërkojmë nga qytetarët e vendit që Policia e Kosovës të përkrahet në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo qytetari në Republikës e Kosovës”, thuhet në reagimin për media.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës është profesionale dhe po punon në respektim dhe zbatim të ligjit.

Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës.

Kërkojmë  nga qytetaret e vendit që Policin  e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të gjdo  Qytetari në Republikës e Kosovës .

Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrês.

Policëve të lënduar u urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments