Policia ka arrestuar një person në Kaçanik, i cili dyshohet për dhunë fizike ndaj prindit të tij.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ka bërë të ditur drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj.
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 33 vjeçare, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marrë tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik”, ka bërë të ditur policia.
33-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, ka njoftuar policia.