Roma dhe Juventusi do të përballen në derbi e xhiros së tetë në Serie A.
Derbi i madh italian do të luhet të dielën nga ora 20:45.
Te Roma në dyshim të paraqitet në këtë ndeshje është Tammy Abraham që ka pësuar një lëndim të lehtë gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Anglisë.
Abraham mbërriti këtë mbrëmjë në Romë dhe u prit në aeroport nga gazetarët e ‘Tuttomercatoweb’.
Sulmuesi tha se po ndihej mirë dhe u pyet nëse do të jetë gati për ndeshjen e radhës.
“Shpresojë, po”, ishte përgjigjia e tij.
Abraham është titullar i padiskutueshëm këtë edicion te Roma dhe ka arritur të realizojë katër gola e dy asistime në 10 ndeshje të luajtura.