Analisti Jusuf Thaçi ka folur rreth aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës me mallra në veri të vendit, me theks te veçantë, Thaçi ka folur për qëndrimin e BE-së rreth këtij aksioni.
Në Pressing të T7, Thaçi tha se aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës i ka kristalizuar si kurrë më parë pozicionet e fuqive të mëdha në raportet Kosovë-Serbi.
“Aksioni i sotëm shpërfaqi shumë gjëra, përtej interesave të partive politike. Kishim një qëndrim skandaloz nga zotri Borell. Kishte një qëndrim që aksionin e quajti të papranueshëm. Ajo çka dihet nga deklaratat e Policisë, Policia ka qenë në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën, si dhe me KFOR-in. Me kë do duhej ta koordinonte tjetër. Si është e mundur që një përfaqsues i lartë të bëj këso deklarata. Është përtej skandalit ajo çka Borell ka deklaruar sot”, tha Thaçi.
Tutje ai tha se kishim edhe një qëndrim të jashtëzakonshëm të SHBA-së dhe së fundmi patëm edhe një reagim të mirë nga ana e Gjermanisë.