Gazetari Parim Olluri e ka komentuar aksionin e sotëm të policisë së Kosovës në veri të vendit. Ai e ka cilësuar të dështuar këtë aksion.
“Aksionet që janë pro zbatimit të ligjit dhe kundër kontrabandës duhet çdo qytetar i Kosovës me i përkrahë. Kishim dashtë që pas zgjedhje aksione jo disa orëshe, por tërë ditore e tërë javore, me qëndru policia në veri dhe me i mbush burgjet me kontrabandistë”, thotë Olluri.
‘I vetmi plan që ka ekzistuar në kokën e atyre që kanë bërë planin ka qenë ndikimi në fushatë zgjedhore që është hera e dytë që po ndërmerren aksione në veri me qëllim të rritjes së partisë në pushtet në zgjedhje lokale gjë që është shumë e keqe”, shtoi ai.
Pse është aksion i dështuar?
“Për shkak të statistikave’, thotë Olluri.
“Tendenca me e bo të famshëm një kontrabandist mesatar, me kriju një armik në veri kur po dihet publikisht që më i pushtetshmi i veriut është Radojqiq, partneri kryesor i tij është Goran Rakiq që z. Kurti e ka ministër”, theksoi ai.
“Kamionët që i bllokuan rrugët janë të kompanisë së Goran Rakiqit. Domethënë me urdhër të Rakiqit janë bllokuar rrugët. Janë të kompanisë ‘Pastrimi’ në veri ku Rakiq është drejtor”, shtoi Olluri.