Ka filluar asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në Rrugën B në Prishtinë. Pas shumë kritikave dhe vonesave në asfaltimin e kësaj rruge ka filluar më në fund asfaltimi.
Ashtu sic kishte paralajmëruar Drejtori i Investime Kapitale në komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, në emisionin Pressing, edhe ka ndodhur. Asfaltimi i rrugës ka filluar ashtu sic shihet në këto foto të siguruara në Gazeta Express.
Banorët e kësaj lagjeje kishin organizuar edhe protesta dhe madje kishin paralajmëruar edhe padi ndaj komunës për vonesat në rregullimin e kësaj rruge që kishte filluar shumë moti.
Madje banorët e lagjes kishin dërguar ankesë edhe tek KMDNJL.
Ndërkohë, javën e kaluar në këtë rrugë kishin shpërthyer kabllot nëntokësore. Si pasojë kishin mbetur pa energji elektrike banorët e lagjes.