Sunday, November 24, 2024
HomeShëndetësiNëse jeni ftohur nga ulja e temperaturave, këto 4 lloje çaji do...

Nëse jeni ftohur nga ulja e temperaturave, këto 4 lloje çaji do ju ndihmojnë menjëherë

Të gjithë e dimë se sa e dobishme është konsumi i çajit në rast të ftohjes, prandaj kemi sjellë për juve 4 prej më të mirëve!

 

Studimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin, megjithatë, studimet e vazhdueshme kanë theksuar se çajrat, për shkak të përbërësve, kanë efekte pozitive për të lehtësuar simptomat e gripit dhe ftohjes. Disa nga më të mirët janë:

1.Çaji i mentes – gjethet e mentes kanë efekt të lehtë anestezik në pjesën e fytit dhe lehtësojnë simptomat e kollës. Kjo bimë ka efekt pozitiv ndaj luftës kundër mikrobeve dhe infeksioneve virale.

2.Çaji i kamomilit – lulet e thata të kamomilit janë përdorur prej shekujsh për efektet qetësuese. Kamomili ka efekt anti-inflamator dhe ndikon në cilësinë e gjumit.

3.Çaji i boronicës – është i pasur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin. Studimet e ndryshme kanë treguar se ekstraktet e boronicës mund të zvogëlojnë gjatësinë dhe ashpërsinë e simptomave të ftohjes dhe gripit.

4.Çaji i xhenxherit – është i preferuari i këngëtarëve për të zbutur fytin për shkak të përbërësve anti-inflamator, që mund të ndalojnë mikroorganizmat të përhapin infeksionin. Xhenxhefili lehtëson të vjellat gjithashtu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments