Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës

Osmani dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar shpër sulmet ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës.

Sipas Osmanit, kjo dëshmon edhe një herë se sa të rrezikshme janë strukturat ilegale dhe të dhunshme të Serbisë.

E para e shtetit e konsideron gazetarinë si themelin e demokracisë dhe lirisë së një kombi.

Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga Veriu i Kosovës. Ky është një demonstrim tjetër i rreziqeve që paraqesin strukturat ilegale dhe të dhunshme të Serbisë. Gazetaria është themeli i një kombi të lirë dhe demokratik. Gazetarët duhet të punojnë në një mjedis të sigurt”, ka shkruar presidentja në Twitter.

Reagimi i saj vjen pas një vazhde sulmesh ndaj gazetarësh në Veri, ku Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kryer aksion kundër kontrabandës.

Gjatë këtij aksioni, në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe atë të Veriut, Policia ka arrestuar tetë persona dhe ka konfiskuar mallrat e kontrabanduara.

Aksioni i Policisë u tensionua dhe u shoqërua me protestë e kundërshtim nga banorët e Mitrovicës së Veriut

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments