Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKandiq godet Petkoviqin, thotë se s’ka më siguri për t’u ulur në...

Kandiq godet Petkoviqin, thotë se s’ka më siguri për t’u ulur në një tavolinë me të

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka reaguar ndaj drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit e quajti psikopat kryeminstrin Albin Kurti për aksionin e policisë kundër kontrabandës.

Kandiq ka shkruar se nuk është e sigurt të ulet në tavolinën e negociatave me Petkoviqin.

“A është normale për drejtorin e zyrës për Kosovën të thotë për kryeministrin e Kosovës se ai është një psikopat dhe i çmendur. Ai i bën thirrje BE-së që të reagojë me të njëjtën gjuhë sepse policia e Kosovës po i “godet njerëzit e paarmatosur”. Nuk është më e sigurt të ulet në tavolinën e negociatave me të”, ka shkruar Kandiq.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments