Policia në Ferizaj ka bërë të ditur për media se stacioni policor në këtë komunë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Pojatë të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë, policia thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet N.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marr tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj .
“I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet tutje për media.