Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaAgim Bahtiri nuk është i vetëm në LVV që ka probleme bazike...

Agim Bahtiri nuk është i vetëm në LVV që ka probleme bazike në lexim

Kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rrahimaj është bërë viral në rrjete sociale pas një huqje që ka bërë.

Rrahimaj ka qenë i ftuar së bashku me kundërkandidatët e tjerë në një debat televiziv, teksa gjatë debatiti i njëjti e ka përdorur gabimisht fjalën “i paqartë”.

“Ndryshe e thotë në vendim ndryshe e thotë para publikut, nuk është i paqartë, nuk është i sigurt edhe në atë që e bën”, thotë Rrahimaj.

Moderatori disa herë tenton ta përmirësoj, por Rrahimaj përgjigjet prapë njësoj duke thënë nuk është i paqartë.

Përsëri moderatori tenton që t’i tregoj se shprehja: “nuk është i paqartë” i bie që është i qartë, por kandidati për kryetar vazhdon të thotë se nuk është i paqartë.

Qytetarë të shumtë janë tallur edhe me kryetarin aktual të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin i cili ka probleme bazike në lexim të fjalëve

Video: RTK

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments