Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas situatës së krijuar sot në veri të vendit, e ku Policia e Kosovës zhvilloi një aksion kundër kontrabandës, gjë që u kundërshtua nga banorët lokal.
Më tutje ajo tha se ka rrezik që i tërë veriu të kthehet në protektorat.
“Situata sot ne pjesen veriore eshte tensionuar nga nderhyrjet e ligjshme te Policise. Mirepo Qeveria duhet te kete kujdes, ta kontrolloj dhe shtensionoj situaten, dhe mos ta bjerr punen qe kjo ceshtje te shkoj ne Bruksel, sic e beri me rastin e zbatimit te marrveshjes se Brukselit per targa. Ka rrezik qe i krejt veriu te kthehet ne protektorat, qe eshte skenar djallezor i Serbise. Kam terhequr verejtjen per kete skenar kur Qeveria pranoi ne dialogun e Brukselit qe KFOR-i te vendoset ne zonen e dy pikave kufitare ne veri”, ka shrkuar ajo.
Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Qeveria duhet të ketë kujdes dhe të shtensionojë situatë.