Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKMDLNJ: Gjykata Speciale nuk respekton gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, kjo praktikë...

KMDLNJ: Gjykata Speciale nuk respekton gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, kjo praktikë është diskriminuese

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një njoftimi për media ka thënë se Gjykata Speciale nuk po e respekton gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Nga KMDLNJ është thënë se kjo gjykatë nga fillimi i punës së saj është përballur me probleme të përkthimit të materialeve nga gjuha angleze.

“Kjo praktikë diskriminuese duhet të ndërprehet ose të konstatohet se kjo Gjykatë nuk ka të bëjë fare me sistemin e drejtësisë në Kosovë. Në të kundërtën edhe institucionet e Kosovës do të bëhen pjesë aktive e shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të saj që mbahen të paraburgosur në Hagë”, është thënë nga KMDLNJ.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Speciale në Hagë apo Dhomat e Specializuara të Kosovës që nga fillimi i punës së saj është përballur me probleme të përkthimit të materialeve nga gjuha angleze që është gjuhë e punës në këtë Gjykatë , në gjuhën shqipe që është gjuhë zyrtare në Kosovë e pretendimet publike janë se kjo Gjykatë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës që nënkupton se palët në procedurë diskriminohen shkaku se vonohet shumë në përkthimin e materialeve gjyqësore në gjuhen shqipe.

Është fakt i bërë publik më parë nga KMDLNj -ë, avokatët mbrojtës dhe familjarëve sikur edhe nga Gjyakata Speciale se ka vështirësi në përkthimin e materialeve në gjuhën shqipe apo se ato përkthehen vetëm pjesërisht që ndikon në pregatitjen e mbrojtjes nga të akuzuarit e që përbën shkelje e të drejtave të njeriut. Madje , edhe në raste të konfirmimit të aktakuzave nga gjykatësi i procedurës paraprake kemi pasur përkthim selektiv të disa pjesëve të aktakuzës me premtim se po punohet në përkthimin e plotë të aktakuzës.

Së fundi, pas kërkesës explicite të Gjykatës së Apelit të Gjykatës Speciale të Hagës pas ankimimit të mbrojtjes së të akuzuarve Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi për ndërprerjen apo zëvendësimit të masës së paraburgimit, gjykatësi i procedurës paraprake Nikolas Giju ka kërkuar  nga Policia e Kosovës që brenda dy javësh të ofrojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetët e saj për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm të mundshëm për drejtusit e UÇK-së, tash të paraburgosur në Njësin e Paraburgimit në Hagë. Sipas pohimeve të Gjyaktës Speciale në Hagë,  Urdhri i gjykatës të procedurës paraprake Nikolas Giju është lëshur me 8 nëntor 2021 dhe se Policia e Kosovës urdhërohet që brenda dy javësh nga njoftimi i përkthimit në gjuhën shqipe duhet të ofrohen informacionet lidhur me :

  1. autorizimet dhe kapacitetet e Policisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit të përkohshëm, monitorimin dhe kufizimin e komunikimeve të këtyre individëve, administrimin e arrestit shtëpiak dhe zbatueshmërinë e kushteve që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm dhe
  2. rastet e mëparshme të zbatimit të kushteve që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm ose mbajtjen në paraburgim të personave të akuzuar për krime të rënda.Ky urdhër përmban një ankes konfidencial me detaje të mëtejshme.

Urdhëri i gjykatësit të procedurës paraprake, Nikolas Giju tregon mosrespektim të gjuhëve zyrtare në Kosovë si dhe mosrespektim të institucioneve në rastin konkret të Policisë së Kosovës për faktin se urdhëri i datës 8.10.2021 është shkruar vetëm në gjuhën angleze e cila nuk është gjuhë zyrtare në Kosovë. Pastaj, Kushtetuta e Republikës së Kosovës njeh si gjuhë zyrtare gjuhën shqipe, serbe dhe të pakicave tjera aty ku i plotësojnë kushtet e parapara me Ligj.

Mospërkthimi me kohë i materialeve në gjuhën shqipe e që paraqesin interes për publikun i pengon  edhe gazetarët që raportojnë e që nuk e njohin mjaftueshëm gjuhën angleze aq më parë që terminologjia juridike ua vështirëson punën edhe gazetarëve që relativisht mirë e njohin gjuhën angleze. Në faqen zyrtare të Gjyaktës Speciale filimisht publikohen materialet në gjuhën angleze e pastaj, në një variant të shkurtër apo edhe me vonesë publikohen në gjuhën shqipe.

Të akuzuarit,  shtetas të Kosovës që mbahen të paraburgosur në Njësinë e Paraburgimit në Hagë për shkak të pamundësisë së pajisjes me materiale të përkthyera në gjuhë shqipe e kanë të vështirësuar komunikimin me mbrojtësit dhe pregatitjen cilësore të mbrojtjes dhe, për pasojë kemi të bëjmë me shkelje flagrante të drejtave të njeriut  të personave të privuar nga liria.

Nëse Gjykata Speciale është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës duhet të punojë sipas ligjeve të Kosovës, të respektojë Kushtetutën e Kosovës si dhe Ligjin për përdorimin e Gjuhëve Zyrtare.

Në këtë kontekst , fillimisht të gjitha materialet duhet të jenë në gjuhën shqipe e që deri më tani nuk ishte kështu. Kjo praktikë diskriminuese duhet të ndërprehet ose të konstatohet se kjo Gjykatë nuk ka të bëjë fare me sistemin e drejtësisë në Kosovë. Në të kundërtën edhe institucionet e Kosovës do të bëhen pjesë aktive e shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të saj që mbahen të paraburgosur në Hagë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments