Në mbledhjen e sotmë të Qeverisë së Kosovës është miratuar koncept-dokumenti për Vettingun në sistemin e drejtësisë.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, shkruan në profilin e tij në Facebook se konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme do të dërgohet shumë shpejt për miratim në qeveri.Sot, në mbledhjen e qeverisë kaloi Koncept-Dokumenti për Vettingun në sistemin e drejtësisë.
Krimi dhe kontrabanda në Kosovë po goditet fuqishëm si asnjëherë më parë.
Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme dërgohet shumë shpejt për miratim në qeveri.
Me qeverinë Kurti sundimi i ligjit nuk ka alternativë!