Policia e Kosovës ka nisur një aksion në veri të Mitrovicës mëngjesin e sotëm.
Aksioni i policisë po zhvillohet ndaj barnatoreve dhe dyqaneve që dyshohet se përdorin mallra me banderola serbe, transmeton lajmi.net.
Menjëherë pas fillimit të aksionit të policisë, është lëshuar “alarmi i qytetit” në Mitrovicën veriore dhe kanë filluar protestat e banorëve serb.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, protestuesit kanë hedhur edhe gaz lotsjellës. /Lajmi.net/