Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj tha se kandidati për të parin e kryeqytetit, Arben Vitia po të mos ishte në Vetëvendosje as asamblist nuk do të ishte bërë.
Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 derisa ishte duke folur për fushatën në Prishtinë, tha se nëse Vitia do të kandidonte si i pavarur, as asamblist nuk do të ishte bërë.
Ai shtoi se Vitia e ka fuqinë e partisë së tij, raporton Gazeta Express.
“Po i shoh që fushatën në kryeqytet po mundet me përkthy në rolin e kryeministrit, por prapë po e përsëriti ai e ka fuqinë e partisë”.