Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaAvokati i Popullit pret që aktgjykimi i Themelores për rrymën në veri...

Avokati i Popullit pret që aktgjykimi i Themelores për rrymën në veri të zbatohet brenda 15 ditësh

Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi të anulojë vendimin e zyrës së Rregullatorit për Energji për tua paguar rrymën katër komunave në veri të Kosovës gjatë viteve 2012-2017. Në ZRRE deklarojnë se presin të marrin aktgjykimin e më vonë të vendosin për hapat e mëtejmë.

Mbi 40 milionë euro mund tu kthehen konsumatorëve që janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike nga banorët e katër komunave me shumicë serbë ne veri të vendit. Ky është vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Paditës në këtë rast është Avokati i Popullit.

Për njohës të çështjeve të energjisë, Gjykata është e qartë në aktgjykim dhe qytetarët duhet të kompensohen për dëmin që u është shkaktuar.

Nga zyra për informim e KEDS’it thonë se nuk i takon kësaj korporate dhe se kjo çështje i takon ZRRE’së.

Me vendim të ZRRE’së qytetarëve të pjesës tjetër të vendit u faturohej shpenzimi i energjisë së atyre në veri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments