Monday, November 25, 2024
HomeLajmePolicia sekuestron mbi 10 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit

Policia sekuestron mbi 10 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka sekuestruar mbi 10 kilogramë drogë e dyshuar si kokainë, në kontejnerë të ngarkuar me banane që kishin ardhur nga Ekuadori në Portin e Durrësit.

Operacioni policor u krye nga Task Forca që operon në Portin e Durrësit, kurse destinacioni i kësaj dërgese ishte “Alba Exotic Fruit”.

“Pas një kontrolli të imtësishëm në dy nga kontejnerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për “Alba Exotic Fruit”, në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë të dy kontejnerëve u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se ka sekuestruar drogë në korrik të këtij viti, që për destinacion kishte po të njëjtën kompani.

“Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit ishte gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë, në një nga kontejnerët për llogari te po kësaj firme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments