Krerët e OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, po vazhdojnë përballjen e tyre me drejtësinë ndërkombëtare në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ata po qëndrojnë në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar kur edhe u arrestuan nën dyshimin për pengim të drejtësisë pas publikimit të disa dosjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të cilat atyre u shkuan në seli, shkruan lajmi.net.
Prokuroria e Specializuar thotë se ndalimi ndaj Gucatit e Haradinajt duhet të vazhdojë.
“Asgjë nuk tregon se paraburgimi deri tani është është i paarsyeshëm. Ky gjyq pritet të jetë i shkurtër, i tillë që ndalimi i mëtejshëm nuk do të jetë i nevojshëm për të zgjidhur akuzat kundër të Akuzuarit. Nuk ka pasur ndonjë vonesë të pajustifikuar, dhe të drejtat e të Akuzuarit kanë qenë respektuar plotësisht. Prandaj ndalimi mbetet proporcional”, ka thënë në parashtresa Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Aktualisht, gjyqi në Hagë përveç ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, ka nisur edhe ndaj Salih Mustafës.
Në pritje ndërkaq janë krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Gjykimi ndërkaq nuk ka nisur as ndaj Pjetër Shalës.