Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka raportuar sot në Komisionin për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë por pa praninë e deputetëve të opozitës, pasi herën e parë e lëshoi mbledhjen shkaku i përplasjes me ta.
Në mbledhjen e Komisionit, Sveçla ishte i shoqëruar nga Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti gjë që shkaktoi kundërshtimin e kryetarit të Komisionit Bekë Berisha, i cili tha se ministrin e ka ftuar të raportojë i vetëm.
“Punët dhe rezultatet konkrete do të kem vullnet e gadishmëri ti prezantoj në çdo kohë dhe në çdo rrethanë para çdokuj që e ka interesin ti dëgjojë por asnjëherë nuk do të jem pjesë e lojërave dhe skenareve të ulëta politike”, ka shkruar ai.
Tutje, Sveçla u shpreh se masa e reciprocitetit me targa po zbatohet në të gjitha pikat kufitare.
“Vendimi i 20 shtatorit për vendosjen e reciprocitetit me targa me Serbinë i cili pasoi me Marrëveshjen e Brukselit është zbatuar dhe vazhdon të zbatohet me përpikmëri në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës dhe në të gjitha komunat e saj”, ka shkruar Sveçla.