Banorët në ishullin e Kretës u tronditën nga tërmeti i fuqishëm me mangitudë 6.3 të shkallës Rihter gjatë mesditës së sotme.
Të tmerruar, dolën nëpër rrugë ndërsa prindërit vraponin në panik drejt shkollës për të marrë fëmijët e tyre. Fatmirësisht nuk është raportuar për të plagosur apo viktima, vetëm për dëme materiale.
Instituti Gjeodinamik i Obersvatorit Kombëtar të Athinës tha se epiqendra e tërmetit të kësaj paraditeje ishte 23 kilometra në juglindje të Zakros, në një thellësi prej 8 kilometra nga sipërfaqja. Vec Kretës, lëkundjet janë ndjerë edhe në Rodos e në ishuj të tjerë të Egjeut, madje toka është shkundur edhe në Egjipt, raporton TCH.
Sizmiologu i njohur, Akis Tselentis foli për mediat greke duke thënë: “Nuk ka asnjë arsye për shqetësim sepse ndodhi në det dhe tani e tutje do të ketë paslëkundje.”