Monday, November 25, 2024
HomeBotaPublikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, asnjë viktimë nga COVID-19

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, asnjë viktimë nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe  35 raste të reja të infektuara me këtë virus

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

12 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.

Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412.

Në total numri i rasteve aktive është 1.051.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments