Bashkimi Evropian do të dhurojë 700 milionë dollarë shtesë si ndihmë urgjente për Afganistanin dhe vendet fqinjë të tij, tha Komisioni Evropian para samitit të G20-ës për këtë shtet.
Zotimi i ri e çon në 1 miliard euro shumë e premtuar, pasi komisioni më herët ka premtuar 300 milionë euro për të ndihmuar në shmangien e kolapsimit të shërbimeve themelore në Afganistan dhe që njerëzit të mos mbesin pa ushqim.
Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur një kolapsim të madh humanitar e socio-ekonomik në Afganistan”, tha përmes një deklarate presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shtuar se talibanët fillimisht duhet t’i përmbushin 5 kushte nga BE-ja për të siguruar ndihma në aspektin afatgjatë.
Ndihma për Afganistanin më parë kanë premtuar edhe Shtetet e Bashkuara e fuqitë aziatike, qoftë përmes të hollave, qoftë përmes ushqimit e ilaçeve.